
TIRANË- Fondet për sektorin e bujqësisë në projektbuxhetin e vitit 2024 kanë “përplasur” këtë të martë në Komisionin e Ekonomisë (mbledhje e zhvilluar online) deputetin socialist Erion Braçe dhe ministrin e Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete. Sipas Braçes prej dy vitesh ky sektror jetik për ekonominë e vendit nuk ka pësuar rritje.
Socialisti u shpreh se si sektor prioritar duhet të ketë më shumë mbështetje nga ekzekutivi.
Erion Braçe: Bujqësia dhe ndërtimi dy kryesoret që do sjellin rritjen ekonomike. Mendoni se mjafton buxheti për bujqësinë për tu rritur siç e parashikoni, sepse bujqësia është prej 2 vitesh thuajse pa rritje? A nuk është më e drejtë që këtë sektor prioritar t'a ndihmonim me më shumë buxhet?
Por sipas ministrit Ervin Mete po punohet për të rishikuar të gjitha masat mbështetëse në dispozicion të sektorit të bujqësisë. Po ashtu sipas tij, do të rishikohen edhe format e mbështetjes për këtë sekor.
Ervin Mete: Ndaj mendimin që mbështetja për bujqësisë duhet të rishikohet për të parë efektivitetin e tyre. Mendoj se duhet të shikohen masat mbështetëse për bujqësinë, dhe forma e mbështetjes duhet të rishikohet, në raport me produktet, me cilësinë që ky sektor të marrë mbështetjen e nevojshme. Ne do të bëjmë një ndërhyrje rishikuese të buxhetit në qershor të vitit 2024 dhe bujqësia do të jetë sektori kryesor i rishikimit.
Për vitin 2024 qeveria shqiptare ka akorduar 140.9 milionë euro për byjqësinë nga 155.3 milionë euro të vëna në dispozicion këtë vit. “Tortën” më të madhe nga buxheti i shtetit për vitin që vjen e ka marrë infrastruktura, investimet publike dhe Ministria e Mbrojtjes./Zëri.ai