Ekonomi

Euro në 'pikiatë', prek nivelin më të ulët që prej mesit të muajit gusht

Kjo jave ka regjistruar një rënie të shpejtë të euros.

E.K
Euro në 'pikiatë',  prek nivelin më të ulët
Foto ilustruese

TIRANË- Euro vijon sërish “pikiatën”. Këtë të enjte monedha europiane preku nivelin e saj më të ulët (106 lekë) që prej datë 17 gusht që shkoi në kurfirin e 110 lekëve, pas një rënieje të vrullshme në muajt e verës e që arriti kulmin në korrik ku u këmbye afërisht me 100 lekë.

Kjo jave ka regjistruar një rënie të shpejtë të euros. Sipas agjentëve të tregut valutor, kursi i këmbimit ka zbritur në një ekuilibër ndjeshëm më të ulët këtë vit. Nga njëra anë, kjo i detyrohet prurjeve të larta valutore hyrëse, që kanë rritur ofertën e valutës në treg.

Euro në 'pikiatë',  prek nivelin më të ulët
Tabela

Sezoni turistik këtë vit ka prekur shifra rekord dhe është zgjatur më tej në kohë. Pritshmëritë e operatorëve turistikë janë që hovi i turizmit të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, raporton Monitor.

Sipas ekspertëve, një nga faktorët e pakët që mund të sjellin një forcim të përkohshëm të Lekut mund të jetë shpenzimi i përqendruar i deficitit buxhetor në muajin e fundit të vitit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB