Ekonomi

BSH: Inflacioni i çmimeve të produkteve ka pësuar rënie. Punësimi dhe pagat njohën rritje

Guvernatori u shpreh se punësimi në ekonomi u rrit me 0.6 përqind

f.t
BSH: Inflacioni i çmimeve të produkteve ka pësuar rënie.
GENT SEJKO

TIRANË-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një deklaratë për mediat, pasqyroi situatën ekonomike në vend. Sejko theksoi se inflacioni i çmimeve të produkteve të konsumit ka pësuar rënie. Në deklaratën e tij guvernatori u shpreh se punësimi në ekonomi u rrit me 0.6 përqind

“Inflacioni i çmimit të produkteve të konsumit ka pësuar rënie. Ky inflacion në rënie është bazuar në atë që ndodh në rajon dhe në Europë. Presionet e brendshme inflacioniste janë më të qëndrueshme. Rritja ekonomike ka ardhur nga përshpejtimi i rritjes së investimeve publike, nga ambienti stimulues financiar dhe pritjet pozitive për të ardhmen. Punësimi në ekonomi u rrit me 0.6 përqind, pagat në sektorin privat u rritën. Zgjerimi i punësimit dhe i pagave ka rritur ekonominë. Tregjet financiare paraqiten të sigurta. Kredia për sektorin privat është zgjeruar akoma më shumë. Rritja ekonomike do të gjejë mbështetjë në shëndetin financiar të kompanive private,"- deklaroi Sejko.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

-të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.25%;
-të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 2.25%; si dhe,
-të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 4.25%.

Sejko njoftoi se rritja ekonomike është ushqyer nga zgjerimi i konsumit dhe i investimeve private, nga rritja e eksportit të shërbimeve, si dhe nga përshpejtimi i ritmit të realizimit të shpenzimeve publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB