Ekonomi

Dyfishohet taksa për tokat bujqësore, sa do të paguajnë fermerët dhe kush përjashtohet?

Sipas draftligjit, përjashtohen nga taksa, tokat bujqësore që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.

Zeri
Dyfishohet taksa për tokat bujqësore, sa do të paguajnë
Foto ilustruese

TIRANË- Ligji i ri i taksimit të pasurive të paluajtshme i cili është në fazë konsultimesh,  parashikon edhe rritjen e taksës për tokat bujqësore. Sipas nenit 37 të draftit, baza e taksës për tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësinë ose posedimin e taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, poseduesi i tokës bujqësore bën një vetë-deklarim të sipërfaqes së tokës bujqësore, pranë Bashkisë ku ndodhet toka.  Por sa do të jetë niveli i taksës për hektarë?

Scan Tv ka siguruar shembujt të një barre tipike tatimore të ndërmarrë nga Ministria e Financave, duke supozuar aplikimin e shkallës më të ulët të taksës për këtë kategori në bashki të ndryshme.

Konkretisht, në Bashkinë Tiranë, për toka bujqësore, kategori e parë, me një sipërfaqe 1 hektarë, niveli aktual i taksës është 5600 lekë për ha në vit. Duke marrë në konsideratë çmimin 1000 lekë/m2, vlera e taksueshme është 10 milionë lekë, niveli i propozuar i taksës 0.1 %,  dhe taksa për tu paguar në të ardhmen rezulton 10 mijë lekë.

Dyfishohet taksa për tokat bujqësore, sa do të paguajnë

Nëse do marrim si shembull Bashkinë Lushnje, për toka bujqësore, kategori e parë, me një sipërfaqe 1 hektarë, niveli i taksës aktuale është 5600 lekë për ha në vit. Duke marrë në konsideratë çmimin 700 lekë/m2, vlera e taksueshme është 7 milionë lekë, niveli i propozuar i taksës 0.1 %, taksa për tu paguar në të ardhmen rezulton 7 mijë lekë.

Dyfishohet taksa për tokat bujqësore, sa do të paguajnë

Pra e thënë ndryshe, edhe në këtë rast, përqindja e aplikuar për tokën bujqësore do të jetë e njëjtë për çdo bashki, në bazë të vlerës së tokës, dhe në ato njësi ku vlera është më e madhe, detyrimi për tu paguar nga qytetarët që disponojnë parcela bujqësore do të jetë më i lartë.

Sipas draftligjit, përjashtohen nga taksa, tokat bujqësore që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes./Scan-Zëri.ai

Poll

MOS HUMB