
TIRANE- Ky do të jetë viti i fundit që në zonën e Zadrimës do të kultivohet oriz, pasi sipërmarrësi Altin Prenga shprehet se uji që derdhej nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës nuk vjen më në tokat e zonës për vaditje. Sipas tij, një koncesion i vitit 2010 dhënë një kompanie austriake po saboton vazhdimisht përpjekjet e fermerëve vendas për të prodhuar oriz.
“Dështuam këtë vit me orizin dhe do jetë viti i fundit që do e mbjellim sepse jemi lodhur duke luftuar! Do i qëndrojmë orizit kinez sepse kështu është ndërtuar sistemi jonë.”, shprehet ai në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
Dështuam këtë vit me orizin dhe do jetë viti i fundit që do e mbjellim sepse jemi lodhur duke luftuar! Do i qëndrojmë orizit kinez sepse kështu është ndërtuar sistemi jonë. Kjo sepse dikush nga qeveria e asaj kohe në vitet 2010 dha një koncesion një kompanie Austriake ku miliona metër kub ujë që derdhen në zadrimë nga hidrocentrali i vaut të dejës dhe që përdoreshin verës për vaditje tani nuk mund të pëdroret më asnjë pikë ujë në shtator. Koncesioni është një turp, kuptoj uji i tepërt por që ti hiqet bujqësisë është një krim. Falenderoj shumë mikun tim profesor Filip Haxhari që na ka mbështetur në këtë nismë dhe i kërkoj ndjesë me përulësi. Në Itali ku ai drejton institutin më prestigjoz të europës me një skuadër mbi 40 shkencëtar dhe ku banka e tyre gjenetike kishte fara të vitit 1880./Zëri