Ekonomi

DIVA 2025/ Prindërit do të rimbursohen çdo vit me 48 mijë lekë për çdo fëmijë nën 18 vjeç dhe shpenzimet arsimore

DIVA 2025 pritet që t’i kushtojë shtetit rreth 20 milionë euro në vlerë rimbursimi.

I.F
DIVA 2025/ Prindërit do të rimbursohen çdo vit me 48 mijë
Foto ilustruese

TIRANË- Administrata Tatimore ka njoftuar fillimin e implementimit të deklaratës së re DIVA 2025, sipas ligjit të                 Tatimit mbi të Ardhurat, në lidhje me prindërit që kanë fëmijë nën 18 vjeç dhe kompensimin e tyre vjetor me 48 mijë lekë të reja. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon se kjo kontratë i referohet deklarimeve vjetore që familjet me fëmijë nën 18 vjeç do të depozitojnë, duke nisur nga ky vit i të ardhurave dhe deklaratave tatimore.

Deklaratat duhet të depozitohen në fillim të vitit 2026, për të ardhurat e përfituara gjatë 2025. DIVA 2025 pritet që t’i kushtojë shtetit rreth 20 milionë euro në vlerë rimbursimi.

“Kjo deklaratë sjell si risi zbritjet prej 48000 lekë nga baza e tatueshme si kompesim për çdo fëmijë nën 18 vjeç dhe shpenzimet arsimore! Shuma e vlerësuar për rimbursim do të jetë rreth 20 milionë euro. Deklarata do të dorëzohet në fillim të vitit 2026 për të ardhurat e realizuara në vitin 2025”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB