Ekonomi

Pasojat e terrorit të Hamasit: Një krizë e re nafte?

Çmimi i naftës u rrit ndjeshëm të hënën (9 tetor). Dhe nafta bruto e shtrenjtë do të thotë se kostot e prodhimit dhe transportit do rriten.

k.m.
Pasojat e terrorit të Hamasit: Një krizë e re nafte?
Foto ilustruese

IZRAEL- Mekanizma të njohur aktivizohen në bursat botërore në rast të një krize të re. Çmimet e aksioneve bien, kërkohen alternativa më të sigurta për investime, si bono apo ar. Sipas DW, e njëjta gjë po ndodh edhe tani, pas sulmit të Hamasit palestinez ndaj Izraelit. 

Hakmarrje direkt ndaj Iranit?

Gjermania është padyshim një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Izraelit. Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë në botë, Izraeli është vetëm në vendin e 45-të. Në mënyrë indirekte, pasojat ekonomike janë shumë më dramatike, çmimi i naftës u rrit ndjeshëm të hënën (9 tetor). Dhe nafta bruto e shtrenjtë do të thotë se kostot e prodhimit dhe transportit do rriten - dhe kjo u reflektua menjëherë në tregjet e aksioneve: çmimet e aksioneve të linjave ajrore ranë, dhe jo vetëm kaq.

“Tregu i naftës po reagon, sepse sigurisht që ky konflikt po ndodh në një rajon ku ka vende të rëndësishme shfrytëzuese të naftës,”- shpjegon Moric Kremer, ekspert i tregut të naftës në bankën gjermane LBBW (Landesbank Baden-Württemberg).

Në atë rast, konflikti do të përhapej në të gjithë rajonin e Lindjes së Afërt dhe të Mesme. Bllokadat detare mund të pengojnë tregtinë përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila është një nga arteriet më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Bllokada të tjera tregtare janë gjithashtu të mundshme, me qëllim të dobësimit të fuqisë tregtare të vendeve në fqinjësi të Izraelit. Pikërisht kjo është një nga arsyet pse vlerat e obligacioneve qeveritare të Jordanisë dhe Egjiptit ranë ndjeshëm në fillim të kësaj jave.

Varësia nga nafta e OPEC-ut?

Bota është shumë më pak e varur nga nafta e OPEC-ut sot sesa ishte gjysmë shekulli më parë. Ndërkohë, konkurrentë të fortë të anëtarëve të OPEC-ut janë edhe vende të tjera, si Norvegjia, Britania e Madhe apo SHBA.

Ajo që mbetet fakt është se territoret palestineze janë shumë të varura nga remitancat nga jashtë. Ndërkohë, Bashkimi Evropian, përfshirë Gjermaninë, kanë ndaluar dërgimin e ndihmës financiare, veprim ky që është kritikuar nga strategu financiar Chris-Oliver Šikentanc. 

“Nga njëra anë, paratë shkojnë për terroristët, por nga ana tjetër, është popullsia civile palestineze, njerëzit që kanë nevojë për këtë ndihmë”.

Bashkimi Evropian, siç thekson, ka qenë donatori më i madh në botë. Në territoret palestineze, ndihma financiare e Unionit përdorej kryesisht për financimin e projekteve infrastrukturor. Prej kohësh dëgjohen kritika se paratë nga donacionet janë përdorur edhe për të ofruar ndihmë financiare për familjet e atyre palestinezëve që u vranë nga izraelitët./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB