Ekonomi

Qeveria, kulla për vete dhe për privatët, KKT kaloi disa projekte nga shtatori në nëntor

Total sipërfaqja e ndërtimit parashikohet 51 388 m2 ku zyra do të jenë 4915 metra bashkë me hapësirën e përbashkët të jashtme.

Redaksia Zëri
Qeveria, kulla për vete dhe për privatët, KKT kaloi disa projekte
Foto ilustruese

Këshilli Kombëtar i Territorit zbardhi njoftimet për katër mbledhje të fundit të saj të mbajtura nga shtatori në nëntor, ku ndër të tjera bien në sy një seri projektesh kulla të kryesisht mbi 20 kate. Bëhet fjalë për projekte ku një pjesë janë të njohura tashmë dhe mund të kenë kaluar një hallkë paraprake miratimi të lidhur me leje zhvillimi apo ndërtimi si dhe nisjen e fazave të tjera të ndërtimit pas fazës së parë.

Ndër të tjera, qeveria duket se ka dhënë miratimin edhe për dy projekte kullash të sajat, ku e para është ajo në bulevardin Zhan D’Ark. Bëhet fjalë për një nga disa projektet që do të zhvillohen si pjesë e pronave shtetërore në bashkëpunim me privatin ku do të jepet toka për të përfituar sipërfaqe ndërtimi që do të përdoret për zyra. Total sipërfaqja e ndërtimit parashikohet 51 388 m2 ku zyra do të jenë 4915 metra bashkë me hapësirën e përbashkët të jashtme.

Projekti tjetër i ngjashëm me atë tek Zhan Dark është ai që do të ndërtojë zyrat për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës tek rruga Panorama pranë shkollës Harry Fultz. Ky projekt do të jetë 54 metra i lartë dhe do të zhvillojë dy sipërfaqe ndërtimi njëra 27 925 metra dhe tjetra 24 925 metra. Kostoja e këtij projekti llogaritet 31 milionë euro.

Të tjera projekte që bien në sy janë një ndërtim 30 kate në zonën e Kamzës, një tjetër 44 kate në rrugën Asim Voksi apo 44 dhe 55 kate në rrugën Dritan Hoxha.

Përveç projekteve të ndërtimeve disa dhjetëra kate KKT ka miratuar në mbledhjet e saj të fundit disa projekte për impiante fotovoltaikë, projekte në infrastrukturë të cilat tashmë kanë filluar zbatimin prej kohësh në terren si zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës por edhe disa ndërtime me qëllime turistike në disa zona në bregdet. Po kështu në rrethina të Tiranës janë miratuar projekte rezidenciale kryesisht me tipologji vilash ose katesh të ulëta./Monitor

Katër mbledhjet e fundit të KKT dhe vendimet në rendin e ditës sipas datave:

Qeveria, kulla për vete dhe për privatët, KKT kaloi disa projekteQeveria, kulla për vete dhe për privatët, KKT kaloi disa projekte

Poll

MOS HUMB