Ekonomi

"Ngriva-shkriva", Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

Sipas vendimit të ri, nafta do të shitet me 219 lekë/litri, ndërsa benzina do të kushtojë 196 lekë/litri.

zh.ll
"Ngriva-shkriva", Bordi i Transparencës rrit sërish
foto ilustruese

TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Në mbledhjen e kësaj të marte, Bordi ka vendosur rritjen me 8 lekë për naftën dhe me 1 lekë benzinës.

Sipas vendimit të ri, nafta do të shitet me 219 lekë/litri, ndërsa benzina do të kushtojë 196 lekë/litri. Këto çmime hyjnë në fuqi ditën e sotme në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës të Bordit, ku do të pasqyrojë çmimet e reja. 

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.

Kështu Bordi i Transparencës në datë  13 Tetor 2026, vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  207  lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora  14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Poll

MOS HUMB