Ekonomi

Nafta në 'majë' me 224 lekë, Konfindustria: Të ulet akciza dhe taksa për karburantet

Sipas deklaratës masat që duhen ndërmarrë janë: ulja e barrës fiskale mbi karburantet, ulja e taksës vjetore mbi automjetet, si dhe të fillojë procesi i shndërrimit të Bordit të Transparencës në Ent Rregullator të Karburanteve.

F.I
Nafta në 'majë' me 224 lekë, Konfindustria: Të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Teksa çmimi i naftës arriti në 224 lekë/ litri, Konfindustria ka daë sërish me një thirrje ndaj qeverisë, ku kërkon ndërhyrje të menjëhershme në politikat fiskale dhe rregullatore të tregut të karburanteve. Konfindustria ngre alarmin se situata aktuale krijon qartësisht rrezikun për kalimin në recesion ekonomik gjatë periudhës 2026 e në vazhdim. Në njoftimin zyrtar thihet se Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon pa masa lehtësuese konkrete.

Sipas deklaratës masat që duhen ndërmarrë janë: ulja e barrës fiskale mbi karburantet, ulja e taksës vjetore mbi automjetet, si dhe të fillojë procesi i shndërrimit të Bordit të Transparencës në Ent Rregullator të Karburanteve.

Deklarata:

Konfindustria, duke vlerësuar pasojat e rënda ekonomike në përkeqësim dramatik të luftës në Gjirin Persik, i kërkon ekzekutivit të veprojë pa vonesë në rishikim të plotë të politikës fiskale dhe rregullatore të tashme në tregun e karburanteve. Vlerësimet e modelit ekonomik shqiptar tregojnë, që rritja me 30% e çmimit të derisotëm të karburanteve krijon inflacion me të paktën 6% dhe një rënie të PPB me 2,8-3%. Sa më sipër krijon qartësisht rrezikun për kalimin në recesion ekonomik gjatë periudhës 2026 në vazhdim. Së pari, kërkohet ulja e barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat vjetore të automjeteve të paktën në mesataren e sotme të shteteve të Rajonit. Shqipëria është shteti i vetëm në rajon, që nuk ka ndërmarrë asnjë masë të prekshme lehtësuese për krizën e karburanteve.

Ndërhyrja me ulje 20% të vlerës së akcizës vetëm, kur çmimi i naftës do të arrijë në 220 lekë/litër është i pamjaftueshëm dhe i pakuptimtë. Thellimi i diferencës në kostot e karburanteve me shtetet konkurente tregëtare të Rajonit e më gjerë në kushtet e krizës, shton ndjeshëm rrezikun e falimentimeve për industritë, prodhimin vendor, bizneset si dhe goditje inflacioniste të shumëfishtë për qytetarët. Së dyti, të fillojë procesi i shndërrimit të Bordit të Transparencës në Ent Rregullator të Karburanteve si institucion i përhershëm profesional kundër spekullimeve në tregun kartel të sotëm. Së treti, Konfindustria mbështet propozimin për krijimin e një operatori me kapital shtetëror në tregun me shumicë dhe pakicë të karburanteve. Tregu strategjik i karburanteve me një qarkullim real vjetor prej pothuaj 2 miliard dollarë dhe kap afër 10% të PPB.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (standard SSH EN 590) është përcaktuar 224 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë 212 lekë/litër.  Ndërkohë, për benzinën, çmimi me pakicë është caktuar 181 lekë/litër, ndërsa me shumicë 169 lekë/litër./ZËRI

Poll

MOS HUMB