Ekonomi

Kostot e çmendura të bankave shqiptare, Zef Preçi: Funksionojnë si oligopol! Xama krahason tarifat me Perëndimin

Për transferat jashtë vendit bankat shqiptare mbajnë mesatarisht 200 euro, ndërsa bankat angleze nga zero deri në 30 paund, në varësi të bankës.  

F.I
Kostot e çmendura të bankave shqiptare, Zef Preçi:
Zef Preçi dhe Ola Xama

TIRANË-Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se në sistemin bankar të Shqipërisë mungon konkurenca dhe bankat duke funksionuar si oligopol fiksojnë tregun.

“Në sistemin bankar mungon konkurrenca. Funksionojnë si oligopol dhe fiksojnë tregun. Më thoni se cila është banka më e mirë dhe pse? Është e vështirë ta gjesh, përveçse prej numrit të klientëve dhe volumin, por që s’kanë të bëjnë, cilësi, kosto shërbimesh që nuk marrin qytetarët, për fat të keq, edhe pse e kemi sektorin më të konsoliduar në Shqipëri në 35 vitet e fundit”- tha Preçi.

Ndërkohë Ola Xama tha disa shifra krahasuese mes tarifave të bankave shqiptare dhe atyre perëndimore. Një prej shembujve ishte në kufijtë e çmendurisë, ku për transferat jashtë vendit bankat shqiptare mbajnë mesatarisht 200 euro, ndërsa bankat angleze nga zero deri në 30 paund, në varësi të bankës.  

Ola Xama: Norma e kthimit të kapitalit. Në Shqipëri 22.17% dhe në BE, 9.51%, pra sa para marrin bankat nga interesat dhe komisionet. Sa fiton një aksioner për një lek të investuar. Në Shqipëri fiton 22.17%, pra jemi sa dyfishi i mesatares së BE.
Të gjitha tarifat për transferata në dalje janë 200 euro e lart. Të njëjtat tarifa për bankën angleze, HSBC, zero deri në 5 paund. Santander e ka zero paund. Kemi katër platformat më të mëdha në botë. Mesatarja e Wise, 4.43 paund. Nat West e ka zero paund. Në Shqipëri, të gjitha bankat janë mbi 200 euro. Komisioni për mbajtjen e llogarisë është 1.5 euro. Ka banka që tarifojnë për tërheqjen kesh dhe për veprime në sportel të tarifojnë. Ajo që është më e çuditshme, nëse derdh detyrim tatimor, paguan 150 lekë komision. Mendoni sa e madhe bëhet kjo shumë, kur bëhet për shumë njerëz.

Poll

MOS HUMB