Ekonomi

Gjergj Erebara: Drejtori i ABI Bank në konflikt interesi, u përfshi në debatin për "flluskën" në ndërtim pa thënë se...

Sipas gazetarit, Ballta është "shqetësuar mjaftueshëm" nga artikujt për flluskën e ndërtimeve, saqë ka dalë për të sqaruar të kundërtën e asaj që është raportuar deri më tani.

k.m.
Gjergj Erebara: Drejtori i ABI Bank në konflikt interesi, u përfshi
Andi Ballta dhe Gjergj Erebara

TIRANË- Gazetari Gjergj Erebara ka bërë një reagim lidhur me një shkrim mbi çështjen e blerjes së banesave (në Tiranë). Në një shënim të publikuar në Facebook, pa përmendur emra, Erebara shkruan për një artikull që lë të kuptohet se i referohet Andi Balltës, ku sipas tij duhet që të përmendte që është një pronar banke, pra është në konflikt interesi për të dhënë mendimin e tij lidhur me këtë çështje. Kjo pasi ka interes që tregu i ndërtimit të lulëzojë. Sipas gazetarit, Ballta është "shqetësuar mjaftueshëm" nga artikujt për flluskën e ndërtimeve, saqë ka dalë për të sqaruar të kundërtën e asaj që është raportuar deri më tani.

"Shitblerja e pronave të patundshme në fakt është një punë shumë serioze të cilën blerësit dhe shitësit e kryejnë pasi mendohen goxha gjatë kështu që, nëse “portalet” flasin në ajër për gjëra që nuk i dinë, (dhe kjo nuk përbën çudi), gjasat janë që këto paralajmërime për krizë nuk ka pse të shkaktojnë ndonjë shqetësim për askënd. Shitësi apo blerësi i një apartamenti nuk do të mbështesë vendimin me vlerë dhjetëramijëra apo qindramijëra euro në fjalët që kanë lexuar në morinë e portaleve anonime dhe jo aq anonime, në shumicën dërrmuese të së cilave, artikullshkruesit nuk marrin mundimin t’i vendosin emrin artikullit që kanë shkruar apo kopjuar. Në këtë pikë, treguesi më i madh i këtij zhvillimi është fakti që artikullshkruesi që boton mendimet e tij në këto “portalet” për të cilat flet me përbuzje, është shqetësuar mjaftueshëm sa të dalë të argumentojë të kundërtën, pra që nuk kemi krizë. Nëse unë do të isha në vend të tij, pra i bindur se një krizë nuk ekziston, nuk do të merrja mundimin as të lexoja këto portalet që flasin për krizë, e aq më pak, që t’i përgjigjesha,"-shkruan ndër të tjera Erebara.

POSTIMI I GAZETARIT: 

Është shumë domethënëse që viti 2025 nis me një artikull të publikuar në të gjitha mediat, ato të shumtat qeveritare dhe ato të paktat, opozitare, ku një pronar banke, të cilit nuk i është dëgjuar zëri për asgjë më parë, jep argumente se pse nuk ka një krizë në sektorin e pronave të patundshme dhe se pse aludimet për krizë, të cilat ai ia mvesh “portaleve”, janë kot, fantazi e njerëzve të painformuar. Përdorimi me përçmim i fjalës “portal” prej tij duket se është kopjuar nga gjuha e kryeministrit, por ajo që e bën të çuditshëm është që artikullshkruesi denjon të botojë argumentet e tij pikërisht në këto “portale”, a thua se nuk janë të njëjtat që japin alarmin, sipas tij, të paqenë, për fluskë ndërtimi. Nejse.

Shitblerja e pronave të patundshme në fakt është një punë shumë serioze të cilën blerësit dhe shitësit e kryejnë pasi mendohen goxha gjatë kështu që, nëse “portalet” flasin në ajër për gjëra që nuk i dinë, (dhe kjo nuk përbën çudi), gjasat janë që këto paralajmërime për krizë nuk ka pse të shkaktojnë ndonjë shqetësim për askënd. Shitësi apo blerësi i një apartamenti nuk do të mbështesë vendimin me vlerë dhjetëramijëra apo qindramijëra euro në fjalët që kanë lexuar në morinë e portaleve anonime dhe jo aq anonime, në shumicën dërrmuese të së cilave, artikullshkruesit nuk marrin mundimin t’i vendosin emrin artikullit që kanë shkruar apo kopjuar. Në këtë pikë, treguesi më i madh i këtij zhvillimi është fakti që artikullshkruesi që boton mendimet e tij në këto “portalet” për të cilat flet me përbuzje, është shqetësuar mjaftueshëm sa të dalë të argumentojë të kundërtën, pra që nuk kemi krizë. Nëse unë do të isha në vend të tij, pra i bindur se një krizë nuk ekziston, nuk do të merrja mundimin as të lexoja këto portalet që flasin për krizë, e aq më pak, që t’i përgjigjesha.

------

P.s., nëse më lejon artikullshkruesi, për herë tjetër, kur angazhohet në debate publike, është mirë që, për hatër të forcës së argumenteve që jep, të deklarojë edhe konfliktet e mundshme të interesit. Pra të thotë që artikullshkruesi, duke qenë pronar banke, dhe, supozohet, i ekspozuar financiarisht në tregun e ndërtimit, ka një interes që ky treg të lulëzojë. Ky është standardi normal i medias serioze, jo i atyre portaleve që botuan shkrimin e tij.

Por çfarë shkruante Ballta?

Në shkrimin e tij, drejtori i ABI Bank shkruante se shumë ekrane dhe portale këmbëngulin se flluska  e ndërtimeve po fryhet, dhe si bazë për artikujt janë marrë disa elementë; psh mospërputhja e numrit të dritave të ndezura (ose të fikura) në pallate dhe të banorëve që konsumojnë (ose jo) energji.

"Të gjithë bien dakord që kur ky aktivitet kriminal do të mbarojë, do sjellë “pa një pa dy” flluskën imobiliare,"-thotë ai. Por shton se një flluskë imobiliare nuk ka, pasi në historinë e ekonomisë shoqërohet nga: A) rritje e shpejtë e kreditimit; B) rritje e interesit të kredisë;  C) rritje e raportit të kredive me totalin e depozitave dhe D) rritje e raportit të kredive të këqija. Ndaj shton se në vëzhgimin e tij, asnjë nga këto pika nuk ekziston sot në Shqipëri dhe nuk pritet të krijohet gjatë vitit 2025./ZËRI

Poll

MOS HUMB