Ekonomi

Euro bie sërish, shënon nivelin më të ulët të këtij viti

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, euro ka humbur mbi 2.6% të vlerës

F.I
Euro bie sërish, shënon nivelin më të ulët të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Monedha europiane preku një minimum të ri historik! Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro ka rënë në nivelin më të ulët për këtë vit, me një kurs këmbimi prej 97.64 lekësh për euro.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, euro ka humbur mbi 2.6% të vlerës, duke reflektuar një trend të vazhdueshëm dobësimi që po ndodh prej disa muajsh. Ndërsa brenda një dekade monedha evropiane është zhvlerësuar me gati 43% përballë lekut, nga 140 lekë një euro në vitin 2014 në 97 lekë aktualisht.

Banka e Shqipërisë planifikon që gjatë vitit 2025 të tërheqë edhe më shumë valutë nga tregu, me synimin për të rritur rezervat valutore./ZËRI

Poll

MOS HUMB