Ekonomi

Dy vite vonesë, paratë e Skemës së Investimeve 2024 ende s'kanë mbërritur te fermerët

Qeveria kishte akorduar një fond prej 1.5 miliardë lekësh për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, por menaxhimi i dobët ka vonuar shpërndarjen e parave dhe ka vënë fermerët në vështirësi.

zh.ll
Dy vite vonesë, paratë e Skemës së Investimeve 2024 ende
Foto ilustruese

TIRANË- Fermerët nuk marrë ende shumicën e fondeve të premtuara nga Skema e Investimeve 2024, edhe pse tashmë kanë kaluar 2 vjet nga miratimi. Qeveria kishte akorduar një fond prej 1.5 miliardë lekësh për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, por menaxhimi i dobët ka vonuar shpërndarjen e parave dhe ka vënë fermerët në vështirësi.

Si duket, skema, e cila në përmbajtje dhe kritere imitonte programin IPARD, e drejtuar nga institucionet shqiptare nuk ka arritur të ketë korrektësinë e evropianëve.

Në vitin 2024 AZHBR, nga 200 fermerë përfitues të traktorëve, 169 morën pagesën, ndërsa për ndërtimin e stallave ose serave diellore, vetëm 8 nga 31 aplikues kanë marrë shumën e plotë. Ndërkohë, pjesa tjetër vetëm vetëm 30% të paradhënies.

Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj, thekson se vonesat e skemës po e kthejnë në një 'amortizim social'.

“Natyrisht kjo ndikon negativisht tek sektori pasi vazhdon që skema të mbesë si një amortizim social se sa si një ndihmë e caktuar ekonomike  e cila një realitet jo vetëm që duhej të disbursohej në kohë, dhe jo vetëm t’u qendronte pranë dhe tu shërbente të gjithë atyre që janë vendosur në fokus”, shprehet për Top Channel Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.

Ndërkohë, sa i përket skemës së investimeve 2025, Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR nuk kanë likujduar asnjë fermer prej 808 që ishin aplikues. Madje, as nuk janë shpallur emrat fitues. Inspektorët e AZHBR prej një viti janë në kërkim të letrave nga fermerët, 12 muaj ka qenë kohë e pamjaftueshme për të verifikuar dhe dhënë fermerëve paratë e premtuara.

Sipas ekspertit, vonesa e likujdimit ka ndikimin e saj, pasi çon në rritjen e kostos.

“Kjo na lë të kuptojmë që ato që janë vendosur në plane nuk zbatohen në realiteti faktike apo fuqinë absorbuese pasi në tjetër gjë është të bësh plan dhe një tjetër gjë ta disbursosh shumën, kjo vonesë më pas ndikon në rritjen e kostove”, shton eksperti i ekonomisë.

Pas dy vitesh, AZHBR dhe Ministria e Bujqësisë nuk kanë likujduar shumicën e fondeve, ndërsa burime për Top Channel bëjnë me dije se, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur hetimet për menaxhimin e skemës.

Poll

MOS HUMB