Aktualitet

Denoncimi: “Produktet dyfish më shumë se në Gjermani”, Braçe sjell argumentet e reja për abuzimet me çmimet

Braçe thekson se kompanitë po abuzojnë me çmimet, ndërkohë që me rënien e euros duhej që produktet e importit të ishin më të lira për qytetarët.

l.k
Denoncimi: “Produktet dyfish më shumë se në
Foto ilustruese

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka shkruar sot lidhur me një denoncim të një qytetari që ZËRI e kishte shpërndarë pak kohë më parë lidhur me dyfishimin e çmimeve në një nga marketet në vend, “Rossman & Lala”. Qytetari e krahasonte një produkt në këtë market i cili ishte i njëjtë si në Gjermani, por vlera dyfish më e lartë.

Por Braçe shkon më tej, duke sjellë argumente të tjera në lidhje me abuzimin e çmimeve në vend.

Ai ka dhënë 3 argumente, si tatimin mbi vlerën e shtuar, i cili në Shqipëri është 20%, tatimin mbi fitimin 15% dhe pagën minimale prej 500 eurosh në muaj.

Sipas tij këto 3 komponentë nuk e bëjnë çmimin dy herë më të lartë të produkteve duke e krahasuar me vendet si Gjermania apo Italia. Braçe thekson se kompanitë po abuzojnë me çmimet, ndërkohë që me rënien e euros duhej që produktet e importit të ishin më të lira për qytetarët.

POSTIMI I DEPUTETIT:

CMIMET DERI DYFISH ME SHUME;

NUK ESHTE TATIMI, AS TAKSA, ESHTE ABUZIMI DHE

FITIMI I LARTE PREJ ABUZIMIT!

E mban mend kete djalin? ishte pak para vitit te ri;

Beri nje vezhgim krahasues dhe denoncoi publikisht!

Ju turren plot: TAKSAT, TATIMET, TVSH-keto i rrisin cmimet!

A eshte e vertete kjo?

PO E COJ UNE ME TEJ KRAHASIMIN DHE DENONCIMIN:

1. TATIMI MBI VLEREN E SHTUAR:

NE GJERMANI-19%, NE ITALI-22%, NE SHQIPERI 20%;

2. TATIMI MBI FITIMIN:

NE GJERMANI-29-33%, NE ITALI-24%, NE SHQIPERI 15%;

3. RROGA MINIMALE:

NE GJERMANI-12.82€ PER ORE PUNE=2.050€ BRUTO NE MUAJ, NE ITALI-NUK KA FAQJA MINIMALE POR KONTRATAT KOLEKTIVE TE PUNES NISIN ME 7-9.51€ PUNETO50€. MUAJ, NE SHQIPERI ESHTE 500€ NE MUAJ BRUTO.

BESOJ ESHTE E QARTE QE NUK JANE TAKSAT QE NA BEJNE DERI DY HERE ME TE SHTRENJTE;

NDERKOHE;

MOS HARRONI EURON, RENIEN E FORTE TE SAJ QE PRAKTIKISHT DUHET TE BENTE ME TE LIRA PER QYTETARET PRODUKTET E IMPORTIT, JO ME TE SHTRENJTA!/ZËRI

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Poll

MOS HUMB