Bota

Zv.kryeministri serb Vulin komenton vizitën e Ramës në Greqi: Vetëm Serbia e ndal Shqipërinë e Madhe

Zv/kryeministri serb kërkon nga Greqia që të formojnë një aleancë anti-shqiptare.

f.t
Zv.kryeministri serb Vulin komenton vizitën e Ramës në Greqi:
Aleksandër Vulin

SERBI-Aleksandër Vulin, zëvendës kryeministër në kabinetin e ri të qeverisë serbe, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama, me shqiptarët në Greqi. Zv/kryeministri serb kërkon nga Greqia që të formojnë një aleancë anti-shqiptare. 

“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si dukej pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi të përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një kontribut i pamatshëm i qeverisë së Greqisë dhe Dora Bakojanis në krijimin e Shqipërisë së Madhe. Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe, por edhe nga grekët, grekët tanë të dashur, mendoni për këtë”, ka deklaruar Vulin, raportojnë mediat serbe.

Poll

MOS HUMB