Bota

Zoraya, 28 vjeçe, e shëndetshme, ka zgjedhur të mos jetojë më!

Zoraya dikur aspironte të bëhej psikiatre, por nuk mundi të mbaronte studimet sepse po luftonte me depresionin dhe autizmin. Për dhjetë vite të gjata, ajo provoi të gjitha zgjidhjet e mundshme, nga terapia te mjekimet për të përmirësuar gjendjen e saj.

k.m.
Zoraya, 28 vjeçe, e shëndetshme, ka zgjedhur të mos jetojë
Zoraya ter Beek

HOLANDË- Një grua fizikisht e shëndetshme ka vendosur të eutanizohet pasi vuan nga depresioni. Zoraya ter Beek, 28 vjeç, nga Twente, Holandë, ka planifikuar të vdesë në maj pasi iu tha se gjendja e saj "nuk do të përmirësohet kurrë". Zoraya dikur aspironte të bëhej psikiatre, por nuk mundi të mbaronte studimet sepse po luftonte me depresionin dhe autizmin. Për dhjetë vite të gjata, ajo provoi të gjitha zgjidhjet e mundshme, nga terapia te mjekimet për të përmirësuar gjendjen e saj.

Por nuk ia doli.

Zoraya humbi shpresën për shërim pasi psikiatri i tha "nuk ka asgjë më shumë që mund të të bëj, kështu do jesh gjithë jetën". Në atë moment, Zoraya vendosi t'i japë fund jetës së saj, edhe pse do linte pas të dashurin e saj 40-vjeçar dhe dy mace. Ndaj edhe ka zgjedhur të vdesë në shtëpi, në divanin e saj.

“Nuk e shoh si largimin e shpirtit tim, por më shumë sesi vetja ime po çlirohet nga jeta. Kam pak frikë nga vdekja, sepse është e panjohura e fundit. Ne nuk e dimë vërtet se çfarë do të ndodhë më pas - apo nuk ka asgjë? Kjo është pjesa e frikshme."

Asaj iu desh të priste 2.5 vjet që kërkesa e saj të miratohej, dhe më pas gjashtë deri në 12 muaj të tjerë për t'u siguruar që i plotësonte të gjitha kushtet ligjore për eutanazinë. Gjatë pritjes së gjatë, ajo tha se nuk dyshoi kurrë në vendimin e saj, madje Zoraya zgjodhi datën e vdekjes së saj, e cila bie në maj.

Ajo nuk dëshiron asnjë bujë dhe planifikon të eutanizohet në shtëpinë e saj. Zorayas do ta marrë frymën e fundit në një divan në dhomën e saj të ndenjes pa muzikë dhe vetëm të dashurin e saj në krah.

"Mjekja merr kohëne saj. Nuk është se hyn dhe të thonë: shtrihu! Shumicën e herëve, e gjitha nis me një filxhan kafe për të qetësuar nervat dhe për të krijuar një atmosferë të butë. Pastaj më pyet nëse jam gati. Unë do të zë vendin tim në divan. Ajo do të pyesë edhe një herë nëse jam e sigurt dhe do të fillojë procedurën."

Zoraya - e cila nuk ka familje - nuk do të ketë asnjë funeral. Në vend të kësaj, ajo dëshiron të digjet pas vdekjes dhe ka zgjedhur "një vend të bukur në pyll" ku do i shpërndahet hiri.

Ndërsa Zoraya i afrohet ditës së saj të fundit, tha për "RTLnieuws": Nuk dua të vdes, por nuk mund të jetoj.

Eutanazia e njohur si vrasja e mëshirës, ​​është praktika e përfundimit të qëllimshëm të jetës për të lehtësuar dhimbjen. Eutanazia është zakonisht zgjidhja e fundit për pacientët me sëmundje terminale, por kohët e fundit është bërë një "opsion i paracaktuar" për njerëzit me probleme të shëndetit mendor./ZËRI

Poll

MOS HUMB