
GREQI-Zjarre të mëdha kanë shpërthyer njëkohësisht në 3 zona periferike të Athinës dhe kanë vënë në alarm jo vetëm zjarrfikëset, por edhe gjithë infrastrukturën shtetërore greke. Ndërsa zjarrfikësit luftojnë me flakët në Varnavas, tymi dhe hiri nga flakët kanë mbuluar qiellin e Atikës, duke krijuar një peisazh të frikshëm. Në fotot e siguruara nga Protothema shihet tymi i zi, i cili ka mbuluar qytetin.



Për shkak të erës të fuqishme që fryn në zonën e Atikës, janë vënë re vështirësi në përdorimin e mjeteve fluturuese. Për 48 orët e ardhshme, zonat e Atikës janë vlerësuar me rrezikshmëri 5, niveli më i lartë i alarmit kundra zjarrit në vend./ZËRI