Bota

Zhduket presidenti i Iranit! Nuk dihet ç'ka ndodhur me helikopterin e tij, nisin lutjet

Ngjarja ka ndodhur në provincën iraniane të Azerbajxhanit Lindor. Së bashku me presidentin, në të njëjtin helikopter ishte edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hossein Amirabdolakhian.

k.m.
Zhduket presidenti i Iranit! Nuk dihet ç'ka ndodhur me helikopterin
Ebrahim Raisi

AZERBAJXHAN- Nuk dihet fati i presidentit të Iranit, Ebraim Raisi.Helikopteri me të cilin ai po udhëtonte nga Azerbajxhani në drejtim të Iranit është raportuar se ka bërë "ulje të detyruar". Të paktën kështu raporton televizioni shtetëror pa dhënë detaje të tjera, lidhur me atë që mund të ketë ndodhur. Ndërsa media të tjera në vend raportuan mot të keq, duke mos e përjashtuar mundësinë që avioni është rrëzuar dhe ndaj ka nisur një operacion kërkimi më helikopterin, ndërsa Raisi është raportuar i zhdukur. Ngjarja ka ndodhur në provincën iraniane të Azerbajxhanit Lindor. Së bashku me presidentin, në të njëjtin helikopter ishte edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hossein Amirabdolakhian.

Informacionet deri më tani janë të ndyshme. Reuters raportoi se jeta e presidentit dhe ministrit të jashtëm janë në rrezik, ndërsa rreth orës 17.00, në llogarinë e presidentit në Instagram u shfaq një mesazh ku shkruhej: Lutuni për mua! 

Zhduket presidenti i Iranit! Nuk dihet ç'ka ndodhur me helikopterin

Pak më vonë, televizioni ndërpreu programacionin dhe nisi transmetim lutjesh, duke ngjallur dyshime se më e keqja mund të ketë ndodhur. Aktualisht, media shtetërore "Fars" raporton se kërkimet në tokë po zhvillohen pranë një miniere bakri. Mjegulla në zonë është shuëm e dendur, madje po bie dhe shi, kushte atmosfike që po i vështirësojnë kërkimet. Megjithatë dy nga tre helikopterët e tjerë, që kishin në bordin e tyre zyrtarë të tjerë iranian, kanë mbërritur të sigurtë në destinacion.


Raisi po udhëtonte për në provincën e Azerbajxhanit Lindor për të inauguruar një digë me homologun e tij azerbajxhanas Ilham Aliyev. Kjo është diga është e treta e ndërtuar nga të dy shtetet në lumin Aras. Raisi, 63 vjeç, është i besuari i Ayatollah Ali Khamenei dhe prej kohësh përflitet se do ta zëvendësojë atë pas vdekjes. Ai lindi në qytetin e shenjtë të Mashhadit në Iranin verilindor dhe shënoi rritje në karrierë duke mbajtur gjithmonë poste të larta. Në vitin 1980 dhe në moshën vetëm 20-vjeçare u emërua prokuror i përgjithshëm i Karajit pranë Teheranit. Ai ishte prokuror i përgjithshëm i Teheranit nga viti 1989 deri në 1994, nënkryetar i gjyqësorit për një dekadë nga viti 2004, dhe më pas prokuror i përgjithshëm kombëtar në vitin 2014.

Ai mori frenat e vendit në një kohë kur kishte një krizë të thellë sociale por edhe ekonomike prej sanksioneve amerikane për shkak të programit bërthamor./ZËRI

Poll

MOS HUMB