Bota

Zhbërja e Gjykatës Speciale, "Haga": Mandati vijon dhe varet nga BE-ja

Megjithatë, Gjykata speciale në Hagë e ka hedhur poshtë mundësinë e zhbërjes së saj nga Kuvendi i Kosovës.

zh.ll
Zhbërja e Gjykatës Speciale, "Haga": Mandati vijon dhe varet
gjykata ne hage-ish-kreret e uck

HAGË- Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë është rikthyer debati dhe kanë nisur kërkesa për zhbërjen e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Megjithatë, Gjykata speciale në Hagë e ka hedhur poshtë mundësinë e zhbërjes së saj nga Kuvendi i Kosovës. Në një reagim për Radio Europa e Lirë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, Chris Bennett, deklaroi se mandati i saj vijon deri sa BE ta lejojë.

“Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian t’i njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe çdo procedurë që rrjedh prej tyre kanë përfunduar”, tha zëdhënësi i ZPS-së, Chris Bennett.

Debati për të ardhmen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë nisi pas vendimit të 16 shtatorit, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Menjëherë, në Kuvendin e Kosovës filluan lëvizjet. Disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar mbajtjen e një seance për të shqyrtuar mundësinë e zhbërjes së Dhomave të Specializuara.

Më 16 shtator katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim./ZËRI

Poll

MOS HUMB