Bota

Zgjedhjet sjellin 'krizë' në Beograd/ Brnabiç: Vëzhguesit e huaj duan të destabilizojnë Serbinë

Sipas Brnabiç, opozita s’ka asnjë arsye që ta kërkojë diçka të tillë. Po kaq e ashpër ishte dhe me vezhguesit ndërkombëtar, të cilët i konsideroi si gënjeshtarë, ndërsa shtoi se duan të destabilizojnë vendin.

E.K
Zgjedhjet sjellin 'krizë' në Beograd/ Brnabiç:
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka qenë e ashpër në qëndrimin e saj ndaj opozitës serbe sa i përket kërkesës së tyre për të ripërsëritur zgjedhjet në Beograd. Sipas Brnabiç, opozita s’ka asnjë arsye që ta kërkojë diçka të tillë. Po kaq e ashpër ishte dhe me vezhguesit ndërkombëtar, të cilët i konsideroi si gënjeshtarë, ndërsa shtoi se duan të destabilizojnë vendin. Deklaratën e bëri gjatë një interviste në Pink Tv.

Ana Brnabiç: Ata ishin vëzhgues që drejtonin delegacionet e Parlamentit Evropian dhe misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës. Ajo që ata bënë më pas, të gjitha paraqitjet e tyre të ftuara në media, është në kundërshtim me kodin etik të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Duke folur për votimin e 40 mijë personave nga Republika Srpska, ajo tha se ata nuk janë në listën zgjedhore dhe se është e pamundur që ata të votojnë.

Ana Brnabiç: Kemi dhënë informacione se atë ditë kufirin ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë kanë kaluar 20,360 persona, një numër i konsiderueshëm i të cilëve nuk kanë nënshtetësi serbe, por edhe një numër i konsiderueshëm i fëmijëve. Kjo është përafërsisht mes 13 dhe 15,000 njerëz në të gjithë Serbinë, për Beogradin nuk janë më shumë se pesë apo gjashtë mijë prej tyre.

Opozita në Serbi këkron përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd pasi pretendon se zgjedhjet janë manipuluar. Për këtë kanë nisur dhe protestat masive në Beograd. Disa liderë të opozitës janë futur dhe në grevë urie./ZËRI

Poll

MOS HUMB