Bota

Zelenskyy në fjalimin e Krishtlindjeve: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë

Në fjalimin e tij Zelenskyy me keqardhje u shpreh se fatkeqësisht Ukraina feston Krishtlindjen në një kohë të vështirë.

F.I
Zelenskyy në fjalimin e Krishtlindjeve: Të gjithë kemi një
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË-Presidenti Volodymyr Zelenskyy përshëndeti ukrainasit në prag të Krishtlindjeve, duke thënë se “pavarësisht të gjitha vuajtjeve që ka sjellë”, Rusia nuk është në gjendje të “pushtojë” atë që ka më shumë rëndësi: unitetin e Ukrainës.

Në fjalimin e tij Zelenskyy me keqardhje u shpreh se fatkeqësisht Ukraina feston Krishtlindjen në një kohë të vështirë. gjithashtu uroi vdekjen e presidentit rus Vladimir Putini, pa e përmendur shprehimisht me emër, duke e quajtur atë një “ëndërr të përbashkët” të ukrainasve.

"Ne festojmë Krishtlindjet në një kohë të vështirë. Fatkeqësisht, jo të gjithë janë në shtëpi sonte. Fatkeqësisht, jo të gjithë kanë ende një shtëpi. Dhe për fat të keq, jo të gjithë janë me ne sonte. Por, pavarësisht të gjitha vuajtjeve të sjella nga Rusia, ajo nuk është në gjendje të pushtojë ose bombardojë atë që ka më shumë rëndësi. Kjo është zemra jonë ukrainase, besimi dhe uniteti ynë i ndërsjellë. Sot të gjithë ndajmë një ëndërr. Dhe shprehim një dëshirë, për të gjithë ne. 'Le të vdesë', mund të mendojë secili prej nesh. Por kur i drejtohemi Zotit, sigurisht, kërkojmë diçka më të madhe. Kërkojmë paqe për Ukrainën. Luftojmë për të. Dhe lutemi për të. Dhe e meritojmë",- tha Zelenskyy në fjalimin e tij të mbrëmjes.

 

Poll

MOS HUMB