
SHBA- Carl Weathers ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjet e zemrës. Sipas "E News", më 9 shkurt, një javë pasi ylli i "Rocky" ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Weathers vdiq natyrshëm nga sëmundje aterosklerotike kardiovaskulare dhe kishte vuajtur nga sëmundjet e zemrës për vite me radhë. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Kaliforni.
"Carl ishte një qenie njerëzore e jashtëzakonshme që jetoi një jetë të jashtëzakonshme. Përmes kontributeve të tij në film, televizion, art dhe sport, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe njihet në mbarë botën dhe brezat. Ai ishte një vëlla, baba, gjysh, partner dhe mik i dashur,"-tha për të ndjerin familja e tij.
Aktori ka lënë pas djemtë e tij Matthew dhe Jason, 47 e 44 vjeç. Stallone i bëri homazhe Weathers pas vdekjes së tij me anë të një videoje në Instagram.
"Carl Weathers ishte një pjesë kaq e ndërlikuar e jetës sime. Jeta, suksesi im, janë gjithçka për të. Unë i jap atij merita dhe lavdërime sepse që kur e pashë për herë të parë, pashë madhështinë e tij."/ZËRI