Bota

Zbulohet laboratori i kokainës në Itali, arrestohen 3 shqiptarë

Laboratori i drogës u zbulua të hënën më 15 korrik nga detektivët e antidrogës. Në pranga ranë tre shqiptarë të moshës 30, 41 dhe 51 vjeç, dy të fundit rezultuan me precedentë penale për drogë.

I.F
Zbulohet laboratori i kokainës në Itali, arrestohen 3 shqiptarë
Pamje nga laboratori

ITALI-Policia italiane ka zbuluar një laborator droge në një apartament në Lentate sul Seveso, në Brianza.

Sipas policisë, gjatë kontrollit u gjetën furrat me mikrovalë, ventilatorë, lëndë prerëse, tretës dhe presa hidraulike, gjithçka e nevojshme për të transformuar blloqet e kokainës në doza për shitje me pakicë.

Laboratori i drogës u zbulua të hënën më 15 korrik nga detektivët e antidrogës. Në pranga ranë tre shqiptarë të moshës 30, 41 dhe 51 vjeç, dy të fundit rezultuan me precedentë penale për drogë.

Në shtëpi u gjetën edhe dy pistoleta, një me numër serie të gërvishtur dhe një e vjedhur tetë muaj më parë në provincën e Cuneos.

Ditët e fundit, pas një sërë hetimesh, policët ndoqën një makinë “Fiat” që drejtohej nga 30-vjeçari shqiptar.

Gjatë ndjekes, oficerët vunë re se burri shkonte shpesh në banesën e Lentate. Të hënën pasdite, rreth orës 16:00, shqiptari u ndalua nga policia për kontroll. Kur e pyetën lidhur me vendbanimin e tij, ai i tha policëve një tjetër adresë, jo atë të Lentates.

Megjithatë, policët e shoqëruan në godinën në Lentate, ku gjetën dy shqiptarët e tjerë, të dy me precedent penal.

Aty u gjet laboratori i kokainës, me gjithçka që duhej për të “përpunuar” drogën dhe maskat e gazit për të shmangur thithjen e tymrave.

Të tre u arrestuan menjëherë nga shërbimet e policisë. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB