Bota

Zbulimi i Pentagonit: Sekretari i Mbrojtjes kreu operacion të kancerit të prostatës

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve Lloyd Austin u përball me kritika, sepse nuk ka informuar autoritetet për operacionin që ka kryer.

D.XH
Zbulimi i Pentagonit: Sekretari i Mbrojtjes kreu operacion të kancerit
Lloyd Austin

SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pësoi një infeksion urinar, pas një operacioni për të trajtuar një diagnozë të kancerit të prostates. Kështu kanë deklaruar mjekët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë, mjekët theksuan se kanceri u kap herët dhe se prognoza e z.Austin është e shkëlqyer. Austin, 70 vjeç, u përball me kritika, pasi Shtëpia e Bardhë mësoi për vizitën e tij në spital, vetëm tre ditë pas operacionit.

Ai ka kërkuar falje që nuk ka informuar publikun në lidhje me komplikimin e tij shëndetësor.

Sekretari i Mbrojtjes ka një rol kyç në ushtrinë amerikane. Në hiearkinë drejtuese për ushtrinë e vendit më të fuqishëm në botë, ai vjen pas presidentit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB