
SHBA- Një incident i rëndë është regjistruar në SHBA, ku një kamer e fshehtë përfundoi në plagosjen e youtube-rit të njohur Tanner Cook. 21-vjeçari ishte duke xhirur një nga videot e tij “prank” kur jo gjithçka shkoi siç duhet.
Në videon e publikuar në mediat e huaja shihet Cook që ndjek nga pas një punonjës delivery. Ky i fundit merr porosinë që ka për të shpërndarë ndërsa Cook e ndjek nga pas. Në një moment ai nxjerr armën dhe e qëllon në gjoks.
Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spital. Autori e kishtre armën e zjarrit me leje ndërsa u lirua me arsyetimin se e bëri në kushtet e vetëmbrojtjes. Ndërkohë ngjarja shkaktoi panik tek personat që rastisën në vendin e ngjarjes./Zëri