Bota

"X" nuk e njeh Kosovën, Elon Musk lejon përdoruesit të regjistrohen vetëm me numër serb në platformë

Shumë përdorues u përpoqën të regjistronin llogaritë e tyre të reja duke përdorur numrat e telefonit nga Kosova, por dështuan.

a.l
"X" nuk e njeh Kosovën, Elon Musk lejon përdoruesit të
Elon Musk

SHBA-  Rrjeti social “X”, i njohur më mirë si ish-Twitter, së fundi ka pezulluar mundësinë e regjistrimit të përdoruesve që përdorin numrat e telefonit të operatorëve kosovarë. Tashmë, përdoruesit nga territori i Kosovës mund të regjistrohen duke përdorur kodin rajonal të Serbisë. Ky vendim shkaktoi polemika tek përdoruesit, por është e qartë se pronari vendosi të mbështesë standardet zyrtare ndërkombëtare, shkruajnë mediat serbe.

Shumë përdorues u përpoqën të regjistronin llogaritë e tyre të reja duke përdorur numrat e telefonit nga Kosova, por dështuan. Kjo shkaktoi një diskutim për statusin e Kosovës në këtë rrjet social. Përdoruesit kanë vërejtur se Kosova nuk është as në listën e vendeve ekzistuese, ndërsa Serbia është në listën e vendeve të mbështetura. 

"X" nuk e njeh Kosovën, Elon Musk lejon përdoruesit të
Foto 2

Kjo situatë e vuri në pah edhe çështjen e statusit të Kosovës, por edhe konfirmoi mbështetjen e pronarit të rrjetit social “X” ndaj njohjeve zyrtare ndërkombëtare. Regjistrimi i përdoruesve me kod rajonal serb është bërë opsioni i vetëm për qytetarët e Kosovës që dëshirojnë t'i bashkohen këtij rrjeti social./ZËRI

Poll

MOS HUMB