Bota

Vuçiç: Osmani është hipokrite!

Ai komentoi dhe deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të fundit e quajti hipokrite.

E.K
Vuçiç: Osmani është hipokrite!
Aleksandër Vuçiç dhe Vjosa Osmani

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar këtë të enjte se nuk është takuar me Vjosa Osmanin gjatë samitit të Grenada-s në Spanjë. Sipas tij, Osmani nuk dëshiron takim.

Sipas liderit serb ai do të takohet me presidentin francez Emannuel Macron dhe shefin e diplomacisë europiane Joseph Borrell, por që nuk sheh mundësi për bisedime me Kosovën.

Aleksandër Vuçiç: Nuk kam biseduar me përfaqësuesit e Prishtinës sepse ata as që duan të bisedojnë me ne.

Ai komentoi dhe deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të fundit e quajti hipokrite.

Aleksandër Vuçiç: Osmani është hipokrite e flet për standarde të dyfishta ndaj Serbisë, por ne jemi mësuar me këtë. Ne kurrë nuk kemi kerkuar që t’i vendosen sanksione Prishtinës dhe nuk interesohemi për gjëra të tilla. Dëshiroj përparim në dialog dhe arritjen e një zgjidhje kompromisi qe të mos na paraqiten ëndrra dhe pastaj të mos ndodh asgjë konkretisht./Zëri

Poll

MOS HUMB