Bota

Vuçiç bisedë telefonike me Michel, në fokus situata në Kosovë dhe Ballkani Perëndimor

Në postimin në rrjete sociale, kreu i shtetit serb ndër të tjera bën me dije se u diskutua edhe për situatën në Kosovë dhe zbatimin e Planit të BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor.

a.l
Vuçiç bisedë telefonike me Michel, në fokus situata
Aleksandër Vuçiç dhe Charles Michel

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar pasditen e kësaj të marte një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, në të cilën theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe BE-së. Në postimin në rrjete sociale, kreu i shtetit serb ndër të tjera bën me dije se u diskutua edhe për situatën në Kosovë dhe zbatimin e Planit të BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor.

“Një bisedë e mirë dhe e rëndësishme me Charles Michel për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe BE-së, situatën në Kosovë dhe Metohi, perspektivat për përshpejtimin e rrugës sonë evropiane, si dhe zbatimin e Planit të BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor. Përsërita përkushtimin e Serbisë për vazhdimin e procesit të reformave dhe integrimeve evropiane dhe shpreha pritjen që në muajt e ardhshëm do të jemi në gjendje të ndërmarrim hapa të rinj në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE. Ne diskutuam gjithashtu Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili duhet të forcojë dhe afrojë ekonomitë dhe shoqëritë tona, si dhe vazhdimin e punës në projekte të rëndësishme të përbashkëta infrastrukturore që kontribuojnë në një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Vuçiç. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Poll

MOS HUMB