
KOSOVË- Një 18-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kosovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën e Vushtrisë. Fillimisht është raportuar për të shtëna me armë zjarri, por autoritetet kur mbërritën kanë konstatuar të vrarë një person. Autori i ngjarjes, sipas mediave të Kosovës është identifikuar dhe është nga fshati Dumnicë i Vushtrisë dhe i përket familjes Dibrani.
“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën " Galip Badivuku" ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar", deklaroi Policia e Kosovës.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasjeje.