Bota

Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza

Katër komandot vdiqën dje, të shtunën, në Gazën jugore, tha ushtria izraelite në një deklaratë, pas disa javësh me viktima relativisht të ulëta në radhët e saj.

E.K
Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza
Pamje nga lufta

IZRAEL- Ushtria izraelite publikoi sot emrat e katër ushtarëve të saj të vrarë në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin total të ushtarëve izraelitë të vrarë në luftimet atje në 604, ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit hyri sot në muajin e shtatë.

Katër komandot vdiqën dje, të shtunën, në Gazën jugore, tha ushtria izraelite në një deklaratë, pas disa javësh me viktima relativisht të ulëta në radhët e saj. Dje Hamasi njoftoi se luftëtarët e saj kishin zënë pritë ndaj forcave izraelite në qytetin Khan Younis në pjesën jugore të Rripit të Gazës./ZËRI

Poll

MOS HUMB