GAZA- Lufta në Gaza vazhdon, pavarësisht shtimit të thirrjeve ndërkombëtare për një armëpushim. Disa spitale gjenden në rrethim, ndërkohë që drejtori i Al Shifa, është shprehur i gatshëm për evakuuimin e njerëzve nëse Izraeli e lejon. Tre infermiere humbën jetën në bastisjet e fundit në këte spital, për të cilin Izraeli ka dyshime se mund të përdoret si një bazë për strehimin e militantëve të Hamas.
Negociatat për lirimin e pengjeve duket se ishin rihapur, por Hamasi tha se kishte pezulluar gjithçka për shkak të sulmeve në spital. Mes pengjeve është edhe një djalë trevjeçar amerikan. Objekti është nën rrethim sepse besohet se është selia e Hamasit .
OBSH: “Situatë e tmerrshme në Shifa, bota nuk duhet të heshtë”. Ndërkohë, Netanyahu thotë se është kundër kthimit të Autoritetit Kombëtar Palestinez në Gaza. Dhjetëra njerëz vdiqën dhe të tjerë u plagosën në bombardimin e një selie të OKB- së në Gaza, e evakuuar nga punonjësit dhe e pushtuar nga qindra palestinezë të zhvendosur.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se disa korridore humanitare në Rripin verior do të jenë gjithashtu funksionale sot, për të lejuar palestinezët të evakuohen në jug. Apeli i Papës: “Armët nuk do të sjellin kurrë paqe”. Kalimi Rafah rihapet për tranzit të huaj.
Hamasi: "Të gjitha spitalet në veri të Rripit jashtë shërbimit"
Të gjithë spitalet në Rripin verior të Gazës janë jashtë shërbimit. Kështu deklaroi zëvendësministri i shëndetësisë i Hamasit, Youssef Abu Rish. Informacioni aktualisht nuk është i verifikueshëm.
Hamasi: Numri i vdekjeve në Shifa rritet në 6 të porsalindur dhe 9 pacientë në kujdes intensiv
Qeveria e Hamasit thotë se në orët e fundit numri i të porsalindurve të parakohshëm që kanë vdekur për shkak të mungesës së trajtimit në spitalin Al-Shifa në Gaza, pranë të cilit po zhvillohen luftimet, është rritur në 6. Në raportin e mëparshëm të mbrëmjes, Ministria e Shëndetësisë e Hamasit kishte folur për 5 të porsalindur dhe 7 pacientë në kujdes intensiv.
OKB: të paktën tre infermierë vdiqën në spitalin Shifa në Gaza
Të paktën tre infermiere kanë vdekur në spitalin Al-Shifa në Gaza, pranë të cilit po zhvillohen luftime, sipas një buletini të Kombeve të Bashkuara të raportuar nga BBC. Më tej, sipas OKB-së, janë dëmtuar infrastruktura jetike e spitalit, si makina e prodhimit të oksigjenit, rezervuarët e ujit dhe një pus, njësia kardiovaskulare dhe materniteti.
Grupi i parë i rusëve të evakuuar nga Gaza ka mbërritur në Kajro
Grupi i parë prej 70 rusëve të evakuuar nga Rripi i Gazës ka mbërritur në selinë operative të Ministrisë Ruse për Situatat Emergjente në Kajro. Kjo është bërë e ditur nga agjencia Tass. Një kolonë autobusësh dhe tre mikrobusë me shtetas rusë mbërritën në hotelin ku ishte vendosur selia, ku të evakuuarit u pritën nga ekipe të punonjësve shëndetësorë dhe përfaqësues të Ministrisë.
Biden i bën thirrje Emirit të Katarit: Më shumë punë për lirimin e pengjeve
Joe Biden pati një bisedë telefonike me emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al-Thani, i cili më herët gjatë ditës kishte folur edhe me Antony Blinken, mbi nevojën për të mbrojtur civilët e pafajshëm në Gaza, për të siguruar një rrjedhë të vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe për të punuar në lirimin e të gjithë pengjeve të Hamasit. Këtë e bën të ditur Shtëpia e Bardhë në një shënim.
WP: Hamasi donte të fillonte një luftë rajonale
Synimi i Hamasit më 7 tetor nuk ishte vetëm të vriste dhe kapte sa më shumë izraelitë, por të shkaktonte një konflikt që do të përhapej në të gjithë rajonin. Zyrtarë të inteligjencës nga katër vende perëndimore dhe të Lindjes së Mesme e zbuluan këtë për Ëashington Post. Sipas analistëve, provat e gjetura pas sulmeve - harta të detajuara, furnizime ushqimore për disa ditë, municione dhe eksplozivë në sasi të mëdha - zbulojnë qëllimin e terroristëve për të dhënë një goditje me përmasa historike dhe për të shkaktuar një reagim të paprecedentë izraelit. Dhe gjithashtu për të vazhduar për ditë dhe ditë.
SHBA: mes pengjeve të Hamasit edhe një fëmijë amerikan 3-vjeçar
Mes fëmijëve të marrë peng nga Hamasi është edhe një djalë trevjeçar amerikan, prindërit e të cilit u vranë në sulmet e 7 tetorit. Këtë e bën të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një shënimi, pa dhënë detaje të tjera për fëmijën e rrëmbyer nga terroristët.
Hamasi: 5 të porsalindur të vdekur dhe 7 të sëmurë në terapi intensive në Shifa
Në spitalin Al-Shifa në Gaza, 5 të porsalindur para kohe dhe 7 pacientë në kujdesin intensiv kanë vdekur, sipas një numri të publikuar nga Hamasi.
Bastisja e re e SHBA-së në Siri, goditja e vendeve të lidhura me Iranin
SHBA ka goditur objekte të reja të lidhura me Iranin në Siri. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin e bëri të ditur këtë në një deklaratë.
/Zëri.ai