Bota

Vrau babanë e 7 fëmijeve, i dënuari në SHBA ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës

Gavin, u dënua për vrasjen e William Clayton, një shofer kamioni 68-vjeçar dhe baba i shtatë fëmijëve, ndërsa ai po tërhiqte para nga një bankomat për të shkuar në darkë me gruan e tij.

I.F
Vrau babanë e 7 fëmijeve, i dënuari në SHBA ekzekutohet me
Keith Edumnd Gavin

SHBA- Një 64-vjeçar amerikan i dënuar me vdekje për vrasjen e një shoferi kamioni, baba të shtatë fëmijëve, në vitin 1998, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në Alabama të enjten.

“Keith Edmund Gavin u ekzekutua me një injeksion vdekjeprurës dhe vdiq në orën 18:32 (koha lokale)”, njoftuan autoritetet.

Gavin, u dënua për vrasjen e William Clayton, një shofer kamioni 68-vjeçar dhe baba i shtatë fëmijëve, ndërsa ai po tërhiqte para nga një bankomat për të shkuar në darkë me gruan e tij.

Në atë kohë, Gavin ishte në lirim me kusht pasi kreu një dënim 17-vjeçar për një vrasje të mëparshme në Illinois.

Dy ekzekutime të tjera kanë ndodhur në Alabama këtë vit, njëri prej tyre me thithjen e azotit, i pari në botë. Ky ekzekutim tërhoqi kritika të forta, ku OKB-ja e krahasoi atë me një formë "torture".

Në fillim të kësaj jave, Gjykata e Lartë e SHBA-së pezulloi ekzekutimin e planifikuar të një të dënuari me vdekje në Teksas pas një apeli nga avokatët e tij.

Në vitin 2023 në SHBA ka pasur 24 ekzekutime, ndërsa këtë vit deri më tani janë 10 ekzekutime.

Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet e tjera (Arizona, Kalifornia, Ohio, Oregon, Pensilvania dhe Tenesi) kanë vendosur moratoriume për ekzekutimet me urdhër të guvernatorit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB