Bota

Vrasja e grave krim më vete në Kroacia

Vendimi i miratuar sot parashikon burgim nga 10 deri në 40 vjet, dënimi më i rëndë sipas ligjit kroat.

f.t
Vrasja e grave krim më vete në Kroacia
FOTO ILUSTRUESE

KROACI- Parlamenti i Kroacisë miratoi të enjten ndryshimet në kodin penal duke e bërë vrasjen e grave për shkak të gjinisë së tyre një krim të veçantë. Kroacia bëhet vendi i tretë në Bashkimin Evropian pas Qipros dhe Maltës që njeh femicidin, raportojnë mediat e huaja.

"Me këto ndryshime, ne mbrojmë të drejtën, sigurinë dhe dinjitetin e grave dhe dërgojmë mesazhin se dhuna ndaj grave është e papranueshme," tha në fund të shkurtit kryeministri konservator kroat Andrej Plenkoviç, duke paraqitur ligjin e propozuar.

Vendimi i miratuar sot parashikon burgim nga 10 deri në 40 vjet, dënimi më i rëndë sipas ligjit kroat. Ndryshimet e kodit penal u miratuan me 77 ligjvënës që votuan pro dhe 60 kundër, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Hina. Në vitin 2022, 2,300 gra u vranë në Evropë nga partneri ose anëtarët e familjes së tyre, sipas të dhënave të BE-së. Në Kroaci, popullsia 3.8 milionë, 13 gra u vranë në vitin 2022 - 12 prej tyre nga një i afërm dhe nëntë në 2023./ZËRI

Poll

MOS HUMB