Bota

VIDEO/ Trump i zë pritë presidentit të Afrikës së Jugut: Po bëni genocid ndaj të bardhëve! Ramaphosa: Më fal, por nuk kam një avion për të të dhuruar

Legjendat e golfit Ernie Els dhe Retief Goosen, pjesë e delegacionit të Afrikës së Jugut, ndërhynë, duke thënë se krimi në Afrikën e Jugut nuk i dallon dot ngjyrat.

F.m
VIDEO/ Trump i zë pritë presidentit të Afrikës së
Takimi

SHBA- Në një takim të jashtëzakonshëm në Zyrën Ovale, Donald Trump është përballur me udhëheqësin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, të cilit i ka prezantuar dhe disa video dhe e ka akuzuar për genocid mbi të bardhët. Trump thotë se fermerët e bardhë po largohen nga Afrika e Jugut dhe shfaq pamjet që tregojnë njerëz duke brohoritur "vritni Boerin, vritni fermerin". Megjithatë, Cyril Ramaphosa u tregua i kujdesshëm dhe u distancua nga pamjet, duke thënë: Këto thirrje nuk përfaqësojnë politikën e qeverisë time.

Përballja: 

Ramaphosa kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë duke kërkuar të diskutonte tregtinë dhe mineralet kritike; një përpjekje për të marrë mbështetjen amerikane për të ndihmuar Afrikën e Jugut. Në vend të kësaj, ai u përball me një pritë nga Presidenti Trump, me zëvendëspresidentin e tij JD Vance, sekretarin e Tregtisë Hoëard Lutnick pranë tij dhe miliarderin Elon Musk, që shikonte pas divani.

Legjendat e golfit Ernie Els dhe Retief Goosen, pjesë e delegacionit të Afrikës së Jugut, ndërhynë, duke thënë se krimi në Afrikën e Jugut nuk i dallon dot ngjyrat.

Ndërkohë, Ramaphosa u përpoq ta bënte Trumpin që t’i interesonin mundësitë e mëdha të minierave të metaleve të rralla në Afrikën e Jugut dhe 600 kompanitë amerikane që operojnë në vendin e tij.

Ministri i Bujqësisë i Afrikës së Jugut, John Steenhuisen, tha se vendi është i përqendruar në luftën kundër krimit kundër fermerëve, por ka nevojë për investime dhe përparim ekonomik.

Megjithatë, ndryshe nga Zelensky, Ramaphosa nuk e humbi qetësinë dhe e la zyrën i buzëqeshur. Ai tha se do t'i adresonte shqetësimet amerikane si dhe denoncoi thirrjet "vritini Boerët" të atyre që ai i quajti parti të pakicave jashtë qeverisë. Ai iu referua Nelson Mandelës. Dhe ai solli Ministrin e Bujqësisë John Steenhuisen - i cili është i bardhë - për të diskutuar se si krimi është një problem i sigurisë publike që kërcënon si afrikanojugorët e bardhë ashtu edhe ata me ngjyrë.

Ramaphosa mund të mos e lërë Uashingtonin me marrëveshjet tregtare që kishte shpresuar, por i mbijetoi asaj që mund të kishte qenë një goditje shumë më serioze për marrëdhëniet SHBA-Afrikë e Jugut.

Madje në fund e thumboi me fjalët: “Më fal, por nuk kam një avion për të të dhuruar!”, duke ju referuar Katarit që i bëri dhuratën Trump.

Poll

MOS HUMB