Bota

VIDEO- Të burgosurit ukrainas torturohen në pyll, goditen me shkelma në kokë

Burrat me sy të lidhur udhëhiqen nëpër pyllin afër frontit nga pesë ushtarë rusë.

f.t
VIDEO- Të burgosurit ukrainas torturohen në pyll, goditen me shkelma
PAMJE NGA NGJARJA

UKRAINË-Ukraina i ka raportuar Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq torturat e tmerrshme të robërve të luftës të kapur nga ushtarët nën komandën e presidentit rus Vladimir Putin. Në pamjet e siguruara nga Dailymail shfaqen rusët duke rrahur, poshtëruar, kërcënuar dhe simuluar ekzekutimin e katër të burgosurve ukrainas të luftës. 

Burrat me sy të lidhur udhëhiqen nëpër pyllin afër frontit nga pesë ushtarë rusë, të cilët buzëqeshin para kamerës dhe i bëjnë të burgosurit të këndojnë himnin sovjetik. Më pas ai i ka drejtuar kallashnikovin në kokë ukrainasit dhe më pas ka kthyer tytën dhe ka qëlluar në ajër disa centimetra larg robit të luftës, i cili ishte shtrirë i palosur.

Nuk dihet fati i mëtejshëm i këtyre robërve të luftës./ZËRI

Poll

MOS HUMB