Bota

VIDEO- Sherr për rrugën, gruaja RREH dy gazetaret

Mësohet se teksa po zhvillonin një reportazh për autolarjet në rrugën “C” në Prishtinë, ato u konfrontuan me një grua dhe një burrë, të cilët i sulmuan fizikisht. 

f.t
VIDEO- Sherr për rrugën, gruaja RREH dy gazetaret
PAMJE NGA NGJARJA

KOSOVË-Dy gazetaret e medias lajmi.net, Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni, janë sulmuar fizikisht. Mësohet se teksa po zhvillonin një reportazh për autolarjet në rrugën “C” në Prishtinë, ato u konfrontuan me një grua dhe një burrë, të cilët i sulmuan fizikisht. Gazetaret, bashkë me kameramanin e tyre, ishin në pritje të një taksi, kur çifti i dyshuar iu afrua dhe filluan ti dhunonin fizikisht.

Si ndodhi sherri

Të revoltuar pse taksisti ka bllokuar për ca sekonda rrugën, gruaja e dyshuar, është afruar afër taksisë dhe ka hapur me forcë derën e pasagjerëve prapa. Në atë moment, shoferi i taksisë ka reaguar duke hapur dritaren. Kaq ka mjaftuar që gruaja që shihet në video, bashkë me burrin që ishte me të, të suleshin në një sulm brutal ndaj shoferit, duke e goditur dhe duke tentuar ta nxjerrin atë nga makina.

Në këto momente, kur ka parë që situata ka dalë jashtë kontrollit, gazetarja Lindita Berisha e më vonë edhe Fjolla Hyseni, kanë nxjerrur telefonët e tyre për të incizuar atë që po ndodhte, e që me gjasë të do të shërbente si dëshmi në një procedim penal ndaj çiftit që shihen në video.

Por kjo veçse e ka rënduar situatën. Në ato momente, gruaja e dyshuar ka sulmuar brutalisht gazetaret, Fjolla Hyseni e Lindita Berisha, duke i goditur, kapur duart, ofenduar dhe tentuar t’ia marrë telefonin nga dora për t’i zhdukur provat e sulmit ndaj taksistit. Në ato momente, të gjendura në një situatë të rëndë, gazetaret kanë thirrur policinë, mirëpo kjo nuk ka penguar gruan e dyshuar të kërcënojë e të fyej, si dhe të ndërmarrë veprime fizike. Gjithë këtë situatë, e ka incizuar kameramani Përparim Tufa, bashkë me gazetaret që ishin pre e këtij sulmi brutal.

Pas publikimit të pamjeve shqetësuese, që tregojnë sulmin fizik ndaj gazetareve, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka dërguar në mbajtje për 48 orë gruan që sulmoi dy gazetaret e mediumit “Lajmi.net”. Në lidhje me rastin, është intervistuar edhe një i dyshuar tjetër.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me sulmin ndaj të dëmtuarave-gazetareve se, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe grumbullimit të provave shtesë, si dhe riintervistimit të njërit nga të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., e dyshuar për shkak të veprave penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së. E njëjta është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa është intervistuar edhe një person i dyshuar i përfshirë në këtë rast. Po ashtu, në këtë çështje penale janë marrë deklaratat e palëve të dëmtuar dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime të tjera hetimore.” – thuhet në komunikatë.

Poll

MOS HUMB