
Martin Neumaier
GJERMANI- Politikani gjerman Martin Neumaier është bërë viral orët e fundit në rrjetet sociale pas një video shokuese të publikuar nga ai vetë, kur shihet duke lëpirë tualetet publike. Video është publikuar nga vetë ai, i cili shkruan se ky është një dënim që iu jepej shkelësve të ligjit në kohën e Hitlerit.
Në videon që është shpërndarë masivisht, ai shihet duke lëpirë WC-në, si dhe aksesorët që përdoren për pastrimin e saj. Martin është pjesë e Partisë Demokratike të Lirë (FDP) dhe është kandidat në zgjedhjet e ardhshme lokale. Vetë partia nuk ka pasur ende asnjë reagim për sjelljen e Neumaier./ZËRI
Poll