Bota

VIDEO- Plas sherri në Parlamentin e Gjeorgjisë, deputetja godet me shishe në kokë kolegun

Kohët e fundit në Gjeorgji kanë shpërthyer protesta dhe tubime lidhur me “agjentët e huaj”.

f.t
VIDEO- Plas sherri në Parlamentin e Gjeorgjisë, deputetja godet me
pamje nga ngjarja

GJERORGJI- Një përplasje fizike ka ndodhur në Parlamenti e Gjeorgjisë. Mediat e huaja raportojnë se një deputete goditi sot kolegun e saj me një shishe uji. Debati në kuvendin e Gjeorgjisë nisi për shkak të çështjes për “agjentët e huaj”, e cila ka shkaktuar polemika në vend. Në videon e publikuar në rrjetet sociale duket deputetja e cila godet në kokë kolegun e saj me shishen e ujit, mendohet se është shishe plastike.


Kohët e fundit në Gjeorgji kanë shpërthyer protesta dhe tubime lidhur me “agjentët e huaj”. Projektligji që ka shkatuar polemika kërkon që organizatat që marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Kundërshtarët e projektligjit e quajnë këtë ligj autoritar dhe “të frymëzuar nga Rusia”, por partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane thotë se është e nevojshme të sigurohet transparencë në financimin e organizatave joqeveritare. Bashkimi Evropian ka thënë vazhdimisht se projektligji rrezikon rrugën e Gjeorgjisë drejt anëtarësimit në BE./ZËRI

Poll

MOS HUMB