Bota

VIDEO-LAJM/ Kërcet grushti në Parlamentin e Gjeorgjisë! Deputetët godasin njëri-tjetrin

Deputetët u përplasën me njëri-tjetrin në sallë. Një deputet nga partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane, Dimitri Samharadze, u përplas me Levan Khabeishvilin, kryetarin e partisë kryesore opozitare Lëvizja e Bashkuar Kombëtare.

E.K
VIDEO-LAJM/ Kërcet grushti në Parlamentin e Gjeorgjisë!
Momenti kur deputetët përplasen fizikisht

GJEORGJI- Trazirat shpërthyen brenda parlamentit të Gjeorgjisë pasi projektligji për "agjentët e huaj", i dënuar si një akt i represionit të frymëzuar nga Kremlini u miratua të martën. Në votim, deputetët mbështetën propozimet e paraqitura nga partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane me 84 vota kundër 30 kundër, pas javësh debati dhe disa grindjeve në sallën e kuvendit.

Deputetët u përplasën me njëri-tjetrin në sallë. Një deputet nga partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane, Dimitri Samharadze, u përplas me Levan Khabeishvilin, kryetarin e partisë kryesore opozitare Lëvizja e Bashkuar Kombëtare. Protestuesit argumentojnë se ligji synon të heshtë çdo zë opozitar, pasi, si një ligj i ngjashëm në Rusi, parashikon që organizatat dhe mediat që marrin më shumë se 20% të financimit nga jashtë do të vendosen në listën e organizatave që "u shërbejnë interesave të huaja".

Ndërkohë, turma njerëzish u mblodhën jashtë ndërtesës së parlamentit me pankarta, bilbila, madje duke përplasur tenxhere dhe tigan në përpjekje për t'u dëgjuar nga ligjvënësit gjatë debatit. Projektligji mund të vihet në veton nga presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabisvili.

Parlamenti megjithatë mund ta anashkalojë këtë duke mbajtur një votim shtesë. Në fakt, gjatë votimit, deputetët e qeverisë u përplasën fizikisht me kolegët e tyre të opozitës.

Britania, përmes ministrit përgjegjës për çështjet evropiane, Nusrat Ghani, i përshkroi imazhet nga kryeqyteti i Gjeorgjisë si "tronditëse", duke bërë thirrje për "qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha anët"./ZËRI

Poll

MOS HUMB