Bota

VIDEO-LAJM/ Deputetët francezë vishen me ngjyrat e flamurit të palestinez

Deputetët vendosën të vishnin të zeza, të kuqe, të bardha dhe jeshile, ndërsa Rachel Keque, një deputete nga partia e ekstremit të majtë France Insubordinate, ngriti flamurin palestinez brenda sallës.

E.K
VIDEO-LAJM/ Deputetët francezë vishen me ngjyrat e flamurit të
Deputetët

FRANCË- Deputetët francezë kanë shkuar këtë të martë në Kuvend, të veshur me ngjyrat e flamurit palestinez, duke protestuar kundër refuzimit të qeverisë për të njohur shtetin e Palestinës. Deputetët vendosën të vishnin të zeza, të kuqe, të bardha dhe jeshile, ndërsa Rachel Keque, një deputete nga partia e ekstremit të majtë France Insubordinate, ngriti flamurin palestinez brenda sallës.

Kryetarja e Kuvendit, Yael Bron-Pivet, I tërhoqi vëmendjen, ndërsa ka ndërprerë mbledhjen, duke thënë se salla e Kuvendit është “një hapësirë për debate demokratike dhe deputetët shprehen ekskluzivisht përmes fjalës”.

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia javën e kaluar njohën shtetin e Palestinës, duke zemëruar qeverinë e Benjamin Netanyahut. Shumë deputetë të mazhorancës presidenciale shprehën mosmiratimin e tyre kur folën para gazetarëve.

“Kjo është një politikë spektakli, nuk promovojnë paqen as edhe një milimetër”, komentoi deputeti i “Rilindjes”, Mathieu Lefebvre, i cili është edhe president i grupit të miqësisë Francë-Izrael.

“Pas asaj që ndodhi në Rafah ishte e rëndësishme të shprehnim mbështetjen tonë për popullin palestinez. Është e mundur të kemi një zë tjetër në Francë, të shprehemi me simbole si këto”, tha ambientalistja Sabrina Sembai, e cila kishte veshur një fustan jeshil, xhaketë të zezë dhe një shami palestineze në qafë.

Menjëherë pas episodit, deputetët në të gjitha karriget e Kuvendit kanë kënduar himnin kombëtar dhe seanca ka vijuar pasi kanë rënë tonet./ZËRI

Poll

MOS HUMB