
Asgjësimi i lëndëve narkotike
ATHINË- Autoritetet greke kanë asgjësuar 211 pako me lëndë narkotike. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për drogë të sekuestruar nga operacionet e autoriteve të drejtësisë kohët e fundit. Gjithsej janë djegur më shumë se 1 ton lëndë narkotike, përfshirë këtu kokainë dhe heroinë.
Lëndët narkotike të asgjësuara:
- 396 kg e 448,7 gram kokainë,
- 3 kg e 302 gram heroinë,
- 585 kg e 49,7 gram kanabis të papërpunuar,
- 32 kg e 294,5 gram kanabis të përpunuar,
- 37 kg e 135,4 gram metamfetaminë,
- 2330 fidanë kanabis dhe
- 474,2 gram MDMA
Autoritetet greke bëjnë me dije se ky është një proces që zhvillohet vazhdimisht në mënyrë që të mbrojë jetën e qytetarëve. /ZËRI
Poll