Bota

Venezuela nën drejtimin e Delcy Rodríguez: Dikur krah i Maduro-s, sot i zë vendin si Presidente

Rodríguez njihet si një nga figurat më të fuqishme dhe të besuara të qeverisë së Maduro-s

l.k
Venezuela nën drejtimin e Delcy Rodríguez: Dikur krah i Maduro-s,
Delcy Rodríguez dhe Nicolas Maduro

VENEZUELË-  Gjykata Supreme e Venezuelës urdhëroi të shtunën që zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez të marrë rolin e presidentes së përkohshme të vendit, pas arrestimit të Presidentit Nicolás Maduro nga forcat amerikane ditën e djeshme.

Sipas vendimit të gjykatës, Rodríguez do të sigurojë vazhdimësinë e administratës dhe mbrojtjen e sovranitetit të vendit. Gjykata gjithashtu do të shqyrtojë kuadrin ligjor për të menaxhuar situatën e mungesës së detyruar të presidentit.

Ky hap i SHBA-së përkon me kushtetutën e Venezuelës, e cila në nenet 233 dhe 234 parashikon qartë se, qoftë mungesa e presidentit të jetë e përkohshme apo absolute, zëvendëspresidenti merr menjëherë detyrat presidenciale.

Kush është Delcy Rodríguez, lidere e caktuar nga SHBA dhe aleate e Maduro-s në pushtet?

Delcy Rodríguez, 56 vjeç, është nga Caracas dhe ka studiuar juridik në Universitetin Qendror të Venezuelës. Ajo ka kaluar mbi dy dekada si një nga figurat kryesore të chavizmit, lëvizjes politike të themeluar nga Hugo Chávez dhe e udhëhequr nga Maduro pas vdekjes së Chávezit në 2013.

Gjatë karrierës së saj, Rodríguez ka mbajtur poste kyçe në qeveri, përfshirë:

-Ministre e komunikimit dhe informimit (2013–2014)

-Ministre e jashtme (2014–2017)

-Presidente e Asamblesë Kombëtare Kushtetuese,

-Në 2018, u emërua nga Maduro zëvendëspresidente dhe ministre e naftës

Rodríguez njihet si një nga figurat më të fuqishme dhe të besuara të qeverisë së Maduro-s, me ndikim të madh mbi të gjithë aparatin shtetëror, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes. Ajo ka përfaqësuar Venezuelën në forume ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, duke mbrojtur qeverinë ndaj kritikave dhe akuza për shkelje të të drejtave të njeriut./ZËRI

Poll

MOS HUMB