Bota

Vdesin në aksident ajror senatori dhe familja e tij

Së bashku me 4 anëtarët e familjes së senatorit humbi jetën dhe piloti i avionit

E.K
Vdesin në aksident ajror senatori dhe familja e tij
Senatori dhe familja e tij

SHBA- Një aksident tragjik ajror i ka marrë jetën senatorit amerikan Doug Larsen, dhe familjes së tij, bashkëshortes dhe dy fëmijëve të mitur.

Avioni që transportonte Doug Larsen dhe familjen e tij u rrëzua pak pasi u ngrit në afërsi të Moab të Utahut. Si pasojë e aksidentit vdiq edhe piloti i avionit. Larsens po vizitonin familjen në Scottsdale, Arizona.

Sipas “Associated Press”, vdekja e Larsen u konfirmua fillimisht nga udhëheqësi i shumicës në Senatin e Dakotës së Veriut, David Hogue në një email drejtuar kolegëve të tij.

“Nuk jam i sigurt se ku fillon zia me një tragjedi të tillë, por mendoj se fillon me lutjet për gjyshërit dhe të gjithë të afërmit e Doug dhe Amy”, tha Hogue.

Sipas Zyrës së Sherifit të Grand County, avioni ndodhej në një zonë të largët në kufi me aeroportin. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha në median sociale “X” se po kryhen hetime për rrëzimin e avionit “Piper PA-28-140” pranë Utah. Aeroporti Canyonlands mbetet funksional ndërkohë që hetimi zhvillohet.

Larsen u zgjodh në Senatin e Dakotës së Veriut në vitin 2020. Ai kryesoi një panel të Senatit për industrinë dhe legjislacionin e biznesit dhe gjithashtu shërbeu në Gardën Kombëtare të Dakotës së Veriut./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB