
STRASBURG- Një aksident mes dy tramvajeve ka ndodhur në Strasburg. Si pasojë, nga incidenti kanë mbetur të plagosur të paktën 20-30 persona, por ende nuk ka një numër të konfirmuar. Sipas vlerësimeve të deritanishme, 5 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Dy tramvajet u përplasën në tunelin që të çon në stacionin e qytetit. Pamje të përplasjes janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihen pasagjerët duke thyer dyert për të dalë nga mjetet.
MOMENTI ME VIDEO:
Paraprakisht, dyshohet se aksidenti u shkaktua kur një nga tramvajet ka ndryshuar kurs, duke goditur tramvajin e dytë që ishte ndaluar në stacion. Në këto kushte, autoritetet bënë thirrje për shmangien e zonave të Place des Halles, Gare, Bulevardit du Président-Wilson për të lehtësuar aksesin në transport./ZËRI