Bota

I vranë të ëmën, e vogla i përlot të gjithë: O Zot, pse e more?

E mitura nuk përballet për humbjen të nënës së saj, viktimë e sulmeve ajrore të fundit izraelite në Rripin e Gazës.

k.m.
I vranë të ëmën, e vogla i përlot të gjithë:
E mitura

WATAN- Një video e shkëputur nga realiteti i luftës mes Izraelit dhe Palestinës, ka tronditur të gjithë ata që e kanë parë! Një vajzë, jo më shumë se 10 vjeç, qan për të ëmën e vrarë, duke dhënë mesazh therëse teksa vajton për humbjen. Aq sa edhe ata që mblidhen për ta ngushëlluar, nuk i mbajnë dot lotët. E mitura nuk përballet për humbjen të nënës së saj, viktimë e sulmeve ajrore të fundit izraelite në Rripin e Gazës. Edhe pse tentojnë që t'ja fshehin, sërish e mitura dallon që viktima është e ëma nga flokët dhe kërkon që ta shohë për herë të fundit. 

BISEDA Në VIDEO: 

@aljazeeraenglish “She is my mother, I know her from her hair.“ Here's the moment a #Palestinian child in #Gaza recognised her mother's body among those killed in an #Israeli strike. #palestine #gazastrip #israelpalestine #palestinetiktok #israelgazawar #news ♬ original sound - Al Jazeera English

Një person: Nuk është nëna jote!
E mitura: Jo, është nëna ime se e njoh nga flokët!
Një person: Nuk është nëna jote, është dikush tjetër
E mitura: Është ajo! Betohem që është ajo. E dalloj nga flokët. Pse më braktisi? O Zot, pse e more nga unë?! Të betohem, nuk jetoj dot pa ty nënë. Pse, pse? Të lutem më lër ta shoh. Të lutem! Dikush të shohë se ku është vëllai im Ahmet. Pse o zot! Ata më vranë edhe nënën edhe motrën. S'kisha njëri tjetër veç tyre. Pse ikin më të mirët?! Të betohem se nuk jetoj dot pa ta. Pse nuk më mori Zoti edhe mua?
Një person: Janë martirë...
E mitura: E di se janë martirë. A nuk u kënaqën? Më vranë gjyshen, gjyshin. Më vranë tezen, fëmijët e saj, mamin e tij dhe motrën. E di që janë martirë por nuk duroj dot më. Kini mëshirë për ne. Çfarë u kemi bërë ne atyre?

Aktivistët e kanë shpërndarë gjerësisht këtë pamje të papërpunuar, duke kapur një moment që bie fare në kontrast me narrativën më të gjerë të konfliktit. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza raportoi të dielën një rritje të konsiderueshme të viktimave nga operacionet e fundit izraelite që filluan më 7 tetor. Numri i të vdekurve tani ka arritur në 4,651 palestinezë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB