Bota

VD- Erdogan dhe Dodik 'përplasen' me njëri-tjetrin në aeroport!

Dodik u ul në tokë vetëm pak çaste para Erdoganit, ndaj ky i fundit nuk e fshehu dot habinë kur vuri re që Dodik po e priste i buzëqeshur krah zyrtarëve që kishin dalë për të dhe fëmijëve me lule.

k.m.
VD- Erdogan dhe Dodik 'përplasen' me njëri-tjetrin në
Rexhep Tajip Erdogan dhe Milorad Dodik

TURQI- Udhëheqësi turk Rexhep Tajip Erdogan mbeti pa fjalë kur hasi rastësisht me liderin e "Republika Srpska", Milorad Dodik në aeroportin e Antalias. Dodik u ul në tokë vetëm pak çaste para Erdoganit, ndaj ky i fundit nuk e fshehu dot habinë kur vuri re që Dodik po e priste i buzëqeshur krah zyrtarëve që kishin dalë për të dhe fëmijëve me lule.

"Kam mbërritur në Antalia në të njëjtën kohë me presidentin Erdogan. Biseduam përzemërsisht për disa minuta,"- ka shkruar Dodik në profilin e tij në rrjetin social X dhe ka shtuar se i pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.


Erdogan dhe Dodik shkuan në Antalia për Forumin Ekonomik, i cili po mbahet nga presidenti i Turqisë. Dodik më herët bëri të ditur se qëllimi i ardhjes së tij në Forumin Ekonomik është forcimi i bashkëpunimit me partnerët dhe vazhdimi i aktivitetit ekonomik./ZËRI

Poll

MOS HUMB