Bota

E rrallë, Putin gjunjëzohet dhe me lot në sy bën kryqin në një memorial

Të martën, presidenti i Rusisë u takua me nënat e viktimave të masakrës së Beslanit të vitit 2004, kur terroristët çeçenë sulmuan një shkollë dhe vranë qindra fëmijë dhe mësues

I.F
E rrallë, Putin gjunjëzohet dhe me lot në sy bën kryqin
Vladimir Putin

BESLAN- Vladimir Putin gjithmonë e ka bërë të ditur publikisht besimin e tij fetar. Ai shkon në kisha gjatë Krishtlindjeve, viziton tempuj dhe takohet me priftërinj. Por diçka që nuk është parë kurrë publikisht është ai i gjunjëzuar dhe duke bërë kryqin përpara një memoriali.

Të martën, presidenti i Rusisë u takua me nënat e viktimave të masakrës së Beslanit të vitit 2004, kur terroristët çeçenë sulmuan një shkollë dhe vranë qindra fëmijë dhe mësues.


"Kjo tragjedi me siguri do të mbetet një plagë e pashërueshme në kujtesën historike të të gjithë Rusisë", tha ai, duke iu referuar sulmit të 1 shtatorit 2004.

Para takimit me nënat e viktimave, presidenti rus vizitoi memorialin ku 266 nga 334 të vrarët në sulm janë varrosur. Ai vendosi lule mbi memorial, u ul në gjunjë dhe u lut për ta. /ZËRI

Poll

MOS HUMB