Bota

Ushtria izraelite: Po zgjerojmë 'aktivitetin' në Gaza

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se sulmet tokësore i kanë në shënjestër tunelet e Hamasit dhe shënjestra tjera.

E.K
Ushtria izraelite: Po zgjerojmë 'aktivitetin' në Gaza
Pamje nga lufta

GAZA- Ushtria izraelite ka paralajmëruar këtë të premte se forcat e saj tokësore do ta “zgjerojnë aktivitetin” në Rripin e Gazës, teksa ushtria përgatitet për pushtim të plotë tokësor Gaza-n, tashmë të rrethuar.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se sulmet tokësore i kanë në shënjestër tunelet e Hamasit dhe shënjestra tjera.

“Përveç sulmeve që i kemi kryer në ditët e fundit, forcat tokësore janë duke e zgjeruar aktivitetin këtë mbrëmje. Ushtria izraelite është duke vepruar me forcë të madhe për t’i arritur synimet e luftës”, tha ai.

Izreli i ka mbledhur qindra mijëra ushtarë afër kufirit me Gazën, para ofensivës që pritet ta nisë kundër grupit militant palestinez, Hamas, traporton REL.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar sërish rrezikun që kanoset për shpërthimin e epidemve për shkak të kushteve ku gjenden banorët në Gaza, pa ilaçe, ujë dhe energji elektrike. Ndërkohë që mijëra viktima, mes të cilëve dhe fëmijë kanë humbur jetën nga shpërthimet./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB