
UKRAINË- Gjykata e Lartë për Korrupsionin e Ukrainës ka mbështetur kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për sekuestrimin e aseteve të oligarkut rus Ivan Savvidis dhe gruas së tij. Konkretisht, vendimi u mor nga një trup gjykues prej tre gjyqtarësh pasi Ivan Savvidis u përfshi në një listë të Organizatës Joqeveritare me 25 oligarkë rusë, bizneset e të cilëve mendohej se i shërbenin aparatit ushtarak-industrial rus.
Pasuritë e konfiskuara të Ivan Savvidis përfshijnë 100% të aksioneve të korporatës së PJSC Pentopak, e cila është një nga liderët në prodhimin e paketimit për produktet e mishit dhe sallamit, dhe 100% të të drejtave të korporatës të filialit të saj Atlantis-Pak Ukraine. Shërbimi Kundër Korrupsionit të Ukrainës deklaroi se gruaja e tij është pronare nominale e disa prej kompanive të tij në Ukrainë, megjithëse ato janë në pronësi të tij.
Kyivindependent gjithashtu vë në dukje se Ivan Savvidis ishte anëtar i parlamentit rus me partinë Rusia e Bashkuar dhe ishte i lidhur ngushtë me presidentin e vendit, Vladimir Putin. Në përfundim, thuhet se “në vitin 2015 Ivan Savvidis kishte mirëpritur publikisht pushtimin e Krimesë dhe aneksimin e paligjshëm të saj nga Rusia. Ai ka shtetësi ruse dhe greke. Në Greqi ka port dhe ndër të tjera klubin e futbollit PAOK”./ZËRI